
Këngëtari Jozefin Marku reagoi lidhur me lajmet në disa portale se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Kuqe, kishte atë në shenjestër.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe“, tha Marku.
Ndërkohë, Policia vijon hetimet për shpërthimin me lëndë plasëse. Një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale plasi rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale. Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.
Top Channel