Po lëvizte me monopatinë, përplaset nga dera e një automjeti 17-vjeçarja në Tiranë, e mitura përfundon në spital
28/08/2025 13:44
Është arrestuar një 27-vjeçar në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, pasagjerja që udhëtonte me makinën e të riut ka hapur derën e automjetit pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur një 17-vjeçare, e cila po lëvizte me monopatimë.
E mitura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Arrestohet shtetasi K. Sh., 27 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, shtetasja G. A, duke qenë pasagjere në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, ka hapur derën e automjetit pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur monopatinën që drejtohej nga 17-vjeçarja, e cila është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në komunikatën e policisë.
Top Channel