
Universiteti i Tiranës është përzgjedhur nga 60% e maturantëve për vitin akademik 2024–2025.
Një ditë para se shkollat e larta të shpallin kandidatët fitues, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, shprehet se ka një rritje të numrit të studentëve.
Probleme mbeten degët e mësuesisë dhe kryesisht në degët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku këtë vit ka 600 aplikime më pak. Por numër të ulët studentësh pritet të ketë edhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, por edhe ai i Histori-Filologjisë në profilin e mësuesisë.
Të premten, më datë 29 gusht, nis regjistrimi i studentëve të rinj sipas degëve që kanë fituar, për raundin e parë, i cili është ndarë në 7 faza 48-orëshe.
Ky proces do të zgjasë dy javë për të vijuar me raundin e dytë, për plotësimin e kuotave të mbetura bosh.
Top Channel