
Zgjedhjet e 11 majit arritën në stacionin e fundit atë të certifikimit nga Komisioni Rregullator.
Të vetëdijshëm se dy votat e tyre nuk mjaftonin për të bllokuar shpalljen e rezultatit që i dha mandatin e katërt qeverisës socialisteve, dy anëtarët e përzgjedhur nga opozita Helga Vukaj dhe Muharrem Cakaj lëvizën edhe gurët e fundit qe ne bindjen e tyre mund të hidhte në erë gjithë procesin.
Si fillim dy standardet e Komisioenrit, Ilirjan Celibashi në shpërndarjen e mandateve deputeteve që do ulen në Kuvendin e ri në shtator.
Në të njëjtën linjë me kolegun e saj që kishte përkrah, Helga Vukaj listës së denoncimeve mbi zgjedhjet parlamentare i shtoi edhe kërcënimet që kishte marrë për shkak të detyrës.
Juristët e PD dhe PS nuk u lëkundën nga qëndrimet e tyre mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit që nuk prodhuan ndryshim në skenën politike.
Edi Rama siguroi një mazhorancë të fortë me 83 kartonë ndërsa Partia Demorkatike dhe aleatet nuk ia dolën të sillnin rotacionin politik pasi ia dolën te marrin vetëm 50 mandate. Tom Doshi ruajti kuotën e 3 deputeteve, ndërsa mes partive te reja diference beri vetëm Agron Shehaj me dy mandate.
Lëvizja Bashke Arlind Qorrit siguroi vetëm një ulëse, ndërsa në shtator ne Kuvend si përfaqësuese e koalicionit te zhbërë Lapaj-Shabani do shkojë 60-vjeçarja Ana Dajko.
Topi tashmë është në oborrin e Presidentit Begaj që duhet të caktojë datën e mbledhjes së Kuvendit të ri, jo më herët se 10 shtatori dhe jo më vonë se data 20 e të njëjtit muaj.
Top Channel