Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim për kontrabandë të mallrave.

Në pranga ra shtetasi me iniciale E.R., për veprat penale “Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Më herët nga operacioni koduar “Liquid” u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët magazinonin dhe transportonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara.

Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan për veprat penale “Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”, si rezultat i të cilit, dje, u vunë në pranga 2 shtetas që magazinonin dhe transportonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara“, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas 58 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 66 vjeç, banues në fshatin Frashër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjedje të lirë për shtetasin E. T., 61 vjeç, banues në Kafaraj, pasi dyshohet se ka zaptuar një pjesë toke në pronësi të një shtetasi 71 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike në një subjekt (fast food) në Divjakë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel