Heidi Klum shfaqet mahnitëse me të bijën në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

28/08/2025 08:43

Heidi Klum dhe vajza e saj, Leni, bënë një paraqitje mahnitëse në Festivalin të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Modelja gjermane dhe vajza e saj 21-vjeçare parakaluan në tapetin e kuq për premierën botërore të filmit “La Grazia” të regjisorit italian Paolo Sorrentino, duke zgjedhur fustane në të njëjtën linjë, por në nuanca të ndryshme.

Fustani ngjyrë kafe e lehte i Klum kishte një korse dhe një pëlhurë transparente, dhe ajo e shoqëroi me një çantë të vogël dore dhe bizhuteri argjendi. Sa i përket vajzës së saj, ajo mbante veshur një fustan të zi, i cili gjithashtu kishte një korse dhe një shpinë të hapur.

Shikoni videot dhe fotot e pamjes së tyre.

Modelja ka një vajzë me ish-partnerin e saj, Flavio Briatore. Në vitin 2021, Heidi Klum i tha PEOPLE se e mbështet vendimin e saj për të ndjekur modelimin.

“Unë e ndihmoj me marrëveshjet, është shumë emocionuese. Ajo po bën atë që unë gjithmonë kam ëndërruar të bëj”, tha Heidi në atë kohë. “I thashë, në fund të fundit, duhet të jesh e lumtur me veten. Dhe mos bëj asgjë që nuk do ta bësh. Është në rregull të thuash jo. Nuk ke gjithmonë pse t’u pëlqesh të tjerëve”, shtoi ajo. “Por unë do të jem gjithmonë aty për Lenin, ajo ka një gjykim shumë të mirë”, përfundoi ajo.

Top Channel