Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Ballshit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel