
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin ‘Përmet-Çarçovë”.
Shtetasi me iniciale A.M., duke drejtuar automjetin e ti ka përplasur shtetasin me iniciale S.P., banues në Përmet, i cili për pasojë humbi jetën në vendngjarje.
Sipas uniformave blu, drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel