
Dominic Calvert-Lewin ka shënuar një debutim të frikshëm për Leeds United, i cili tashmë po cilësohet si “debutimi më i keq ndonjëherë”.
Sulmuesi 28-vjeçar humbi tre raste të sigurta gjatë kohës shtesë dhe një penallti ndërsa ekipi i tij u eliminua nga Carabao Cup nga Sheffield Wednesday, një klub që po kalon një krizë të thellë.
Calvert-Lewin u transferua këtë muaj te Leeds pas përfundimit të kontratës së tij me Everton dhe priste të debutonte në një ndeshje të kampionatit, por trajneri Daniel Farke vendosi t’i japë shansin e parë në Kupë. Futbollisti hyri në lojë në minutën e 58-të dhe pati mundësi për të shënuar një hat-trick gjatë fazës përfundimtare, por e humbi çdo mundësi.
Leeds kishte arritur të barazonte rezultatin 1-1 me golin e Jaydon Bogle, por rezultati u vendos në penallti. Në serinë e penalltive, Calvert-Lewin humbi përballë portierit Ethan Horvath, duke e dërguar ekipin në humbje 3-0.
Got to be up there with the worst cameos ever from Dominic Calvert Lewin?🤣🤣🤣missed 3 sitters from less than 5 yards out all within 5 minutes, and then misses a pen in the shootout
Absolute honking footballer 😂😂😂 pic.twitter.com/KKr40xqZja
— JK 🐏🐎 (@JK_dcfc) August 26, 2025
Nuk kishte asnjë pengesë nga tifozët, pasi Hillsborough ishte thuajse bosh për shkak të protestave të tifozëve të Sheffield Wednesday kundër pronarit Dejphon Chansiri.
Ky debutim mbetet një ndër më të errëtat për ish-lojtarin e Everton, i cili tani do të kërkojë të përmirësohet në ndeshjet e radhës për të shpëtuar reputacionin te Leeds.
Top Channel