Sërish probleme shëndetësore për Massimo Moratin! Ish-presidenti i Interit shtrohet në spital në terapi intensive

27/08/2025 18:11

Massimo Moratti është shtruar në spital, në terapi intensive, për shkak të një pneumonie.

Gjendja e tij nuk është kritike, por Moratti është intubuar, shkruajnë mediat italiane, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje. Corriere della Sera raporton se situata është serioze.

Ish-presidenti i Interit, që festoi 80-vjetorin në maj me një festë surprizë të organizuar nga fëmijët e tij, ku morën pjesë emra të mëdhenj si Ronaldo, Vieri, Recoba dhe Pirlo, ka marrë drejtimin e klubit të Interit në vitin 1995.

Gjatë periudhës së tij si president, ai ka udhëhequr skuadrën drejt 16 titujve, me kulmin në vitin 2010, kur arriti të fitojë “Tripletën”.

Top Channel