Dy persona janë ndaluar nga policia e Durrësit në zonën e Shkozetit.

Korrespodentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se të arrestuarit janë kapur me armë zjarri të tipit pistoletë.

Sipas burimeve policore, dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

Top Channel