
Sezoni televiziv 2025/2026 nis me më shumë energji se kurrë dhe DigitAlb është qendra e këtij spektakli. Nga sportet më prestigjioze të globit, tek programet në kanalet tematike dhe kombëtare të platformës televizive të të gjithë shqiptarëve, çdo moment i këtij sezoni është ndërtuar për të sjellë emocione të forta dhe argëtim të pakrahasueshëm. Dhe për ta bërë nisjen e sezonit edhe më të veçantë, DigitAlb ofron deri në 40% ulje për të gjitha abonimet 12-mujore, një mundësi ekskluzive e vlefshme deri më 31 gusht.
Ky sezon është një festë për sportdashësit. Futbolli më i ndjekur në botë do të luhet në DigitAlb me klubet mbretërore të Premier League, FA CUP dhe Sky Championship; Spektakli spanjoll dhe francez i La Ligës dhe Ligue 1; UEFA Nations League, Europa League e Conference League, Eredivisie, Saudi Pro League, superligat Greke e Zvicerane, Kupat e Gjermanisë, Francës, Hollandës, si edhe rrugëtimi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës drejt Botërorit 2026, bashkë me ato të përfaqësueseve Evropiane; Shpejtësia e Formula 1; Eventet më të mëdha të tenisit e volejbollit, përplasjet e UFC-së.
Argëtimi në DigitAlb është rezvervuar edhe në 10 kanalet dedikuar kinemasë me filma premierë dhe titujt më të mirë të të gjitha kohërave. Një nga fenomenet më të ndjekura televizive që gjithmonë ndez kuriozitetin, Big Brother VIP, rikthehet këtë sezon me rrëfime të reja, me histori që prekin zemrat dhe momente të paparashikueshme. Në DigitAlb edhe kësaj here do të ketë dy kanale dedikuar programit më të ndjekur të të gjithë shqiptarëve, Big Brother VIP.
E gjithë kjo ofertë e jashtezakonshme televizive përcillet në kualitet maksimal në platformat tokësore, satelitore dhe OTT përmes Aplikacionit DigitAlb për të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Oferta e sezonit me ulje deri në 40% për abonimet 12-mujore është e vlefshme deri më 31 gusht. Prandaj vizitoni dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose abonohuni online në digitalb.al.
DigitAlb… me ty, në çdo kohë!
Top Channel