Netanyahu ngre alarmin, kryeministri izraelit paralajmëron Europën dhe SHBA-në: Irani po përgatit një raketë balistike për t’iu sulmuar

27/08/2025 14:14

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Irani po zhvillon një raketë balistike ndërkontinentale e aftë të arrijë zemrën e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë me podkasterin Patrick Bet-David, Netanyahu tha se Teherani po prodhon një raketë që mund të mbajë koka bërthamore, duke theksuar rrezikun strategjik për Perëndimin.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku programi bërthamor iranian dhe testimet e raketave kanë shqetësuar shumë vende perëndimore.

Irani ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor dhe zhvillimeve të raketave balistike, ndërsa marrëveshjet e mëparshme të kufizimit të këtij programi kanë dështuar të përmbajnë ambiciet e Teheranit.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se një raketë ndërkontinentale iraniane mund të ndryshojë balancën strategjike në rajon dhe të rrisë nevojën për koordinim të përforcuar mes vendeve perëndimore për mbrojtjen raketore.

Top Channel