Ndërtoi pa leje disa shtëpi pushimi në Ishëm kur ishte kryeinspektor i IMT, arrestohet 55 vjeçari
27/08/2025 13:13
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, për ndërtime pa leje.
Rezulton se në pranga është vënë shtetasi A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Top Channel