Milani “ngec” në merkato, Sportingu bllokon transferimin e zëvendësuesit të Gyokeres! Kuqezinjtë hedhin sërish sytë nga Vlahovic

27/08/2025 16:33

Ajo që dukej si një marrëveshje e mbyllur për Milanin, rrezikon të dështojë.

Transferimi i sulmuesit danez Conrad Harder te Rossonerët është bërë i ndërlikuar për shkak të lëvizjeve të Sporting Lisbonës, që kërkon më shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e lojtarit.

Kjo situatë nuk ka pëlqyer drejtuesit e Milanit, të cilët, pasi arritën akordin me lojtarin dhe klubin, nuk duken të gatshëm të presin gjatë miratimin e portugezëve.

Në qendër të çështjes është transferimi i Fotis Ioannidis nga Panathinaikos te Sporting, një operacion që është bllokuar pasi klubi grek ka rritur çmimin dhe nuk pranon të lërë sulmuesin të largohet para ndeshjes së së enjtes në Europa League kundër Samsunsporit.

Nëse marrëveshja për Harder dështon, Milan është gati të kalojë në “Planin C”: Dusan Vlahoviq. Sulmuesi serb shihet si alternativa më e fortë, ndërsa mbetet edhe preferenca kryesore e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Top Channel