
Më pak energji është prodhuar në gjysmën e parë të vitit por konsumi nga qytetarët ka qenë edhe më i lartë.
Mungesa e reshjeve në gjysmën e dytë të vitit bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji eletrike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se hidrocentralet, panelet diellore dhe ato eolike prodhuan rreth 1.75 milionë megavat-orë energji, nga 1.84 milionë në të njëjtën periudhë në 2024.
Si rrjedhojë hidrocentralet publike kanë prodhuar 14 për qind më pak nga na tjetër privatët e koncensionarët rreth 15 për qind më pak. Ndërsa është dyfishuar energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme, kryesisht fotovoltaikët duke arritur në 288 mwh.(grafik 2)
Ndalur tek konsumi vendas ndikuar edhe nga zhvillimi i turizmit ky tregues u rrit me 3,3 për qind. Familjarët konsumuan rreth 10 për qind më shumë energji duke arritur në 779 mijë e 792 mwh. Ndërkohë, jofamiljarët përfshirë këtu bizneset dhe industrinë shënuan një rënie me 3 për qind. (grafik 3)
Rritja e konsumit shtoi importet të cilat arritën në 725 Gwh. Ndërsa eksportet ranë me 4.1%.
Përmirësimi i humbjeve në rrjet vijoi përgjatë gjithë gjysmës së parë të vitit. Rreth 17.3% e energjisë rezultoi e humbur nga 18,0 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024.
PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE
(Burimi: INSTAT)
Tr.2 2024 1.84 mln Mwh
Tr.2 2025 1.75 mln Mwh
BURIMET E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE (MwH)
(Burimi: INSTAT)
2024 2025
Hidrocentrale 1.716.100 1.468.498
Publike 821.173 703.959
Prodhues privatë 894.927 764.538
Fotovoltaikët 125 288
KONSUMI I ENERGJISË (Mwh)
(Burimi: INSTAT)
2024 2025
Familjarë 707.923 779.792
Jo Familjarë 767.416 744.730
Top Channel