IKMT ‘zbarkon’ në Drimadhes, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit
27/08/2025 10:39
IKMT ka ‘zbarkuar’ mëngjesin e sotëm në zonën e Drimadhes, në Dhërmi.
Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, do të bëhet shembja e një objekti me konstruksion metalik.
Objekti sipas IKMT ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo më shpërthim të kontrolluar.
Top Channel