Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia p-asi një natë më parë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në bulevardin “Epidamn”, ku ishin të grumbulluar njerëz dhe qarkullimi ishte i ndaluar, ky i fundit është futur dhe ka kaluar me makinë,.

Policia bën me dije se pasi është ndaluar, shoferi, i cili jeton në Britani, ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 52 vjeç, banues në Britaninë e Madhe, pasi mbrëmjen e djeshme, ka qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, ku po zhvillohej një aktivitet. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndërkohë po ashtu:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. Y., 41 vjeç dhe B. Y., 46 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta. Gjithashtu, shtetasi B. Y. ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, si dhe ka dëmtuar me sende të forta automjetin e vëllait të tij.

Në Komisariatin e Policisë Durrës kanë kallëzuar shtetasit:
T. K., 53 vjeç, banues në Durrës, se më datë 25.08.2025, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja S. K., 42 vjeçe;

V. B., 49 vjeçe, banuese në Durrës, se më datë 16.08.2025, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi M. B., 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Top Channel