“Heroi im Gazment Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr shkrimin e Flutura Açkës në 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

27/08/2025 13:27

Postimit të Flutura Açkës ditën e sotme ku shprehej se Gazment Bardhi po përçan PD dhe se postin e kreut të grupit e meriton Luçiano Boçi, i është përgjigjur këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

Ai ka rikujtuar një postim të bërë në vitin 2021 nga Açka, e cila i drejtohej Bardhit me superlativa.

“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka.

“Gaz Bardhi fashist mikrofonash e piroman karrigesh”, Flutura Açka: Me ne e shante Berishën, kreu i grupit i takon Boçit

Top Channel