
Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përveç Shteteve të Bashkuara, deklaruan sot se uria në Gaza është një “krizë e shkaktuar nga njeriu” dhe paralajmëruan se përdorimi i urisë si armë lufte është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
Në një deklaratë të përbashkët, 14 anëtarët e Këshillit bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte dhe të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe organizata të tjera, një rritje të konsiderueshme të ndihmës në të gjithë Gazën dhe heqjen e menjëhershme dhe pa kushte nga Izraeli të të gjitha kufizimeve në shpërndarjen e ndihmës.
Ndërkohë, ditën e djeshme Izraeli bëri thirrje që raporti i OKB-së, i cili shpalli zi buke në Gaza të tërhiqej mbrapsht, pasi sipas tij kishte elementë të falsifikuar në të dhe PIC, agjencia që e përgatiti raportin, është e politizuar.
Top Channel