Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Elisa Spiropali Dimal Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror
26/08/2025 12:14
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës:
“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!
Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.
Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”
Top Channel