Video/ Debutim perfekt për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar asiston pas 5 minutash lojë me fanellën e skuadrës së re

26/08/2025 20:53

Armando Broja ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me Burnleyn, duke asistuar pas 5 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Derby County.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u zgjodh titullar në këtë duel, pasi në dy takimet e para në kampionat, ai nuk ishte as në stol.

23-vjeçari kuqezi mori një top në zonë, lëvizi bukur dhe asistoi për shokun e ntij të skuadrës, Aaron Ramsey, i cili e çoi topin në rrjetë me anë të një goditje të saktë.

Broja u transferua këtë verë nga Chelsea për vlerën e 23 milionë eurove dhe ka lënë menjëherë impakt në skuadrën e re.

Top Channel