
Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalisë, pasi pamje të rënda nga arena e demave në Lisbonë tregojnë momentin kur një dem 700-kilogramësh sulmon dhe përplas për vdekje toreadorin e ri, Manuel Maria Trindade.
22-vjeçari, i njohur si “forcado” – luftëtarët tipikë portugezë që përballen me demin pa asnjë armë apo mbrojtje – po bënte debutimin e tij në arenën historike Campo Pequeno kur gjithçka u kthye në tragjedi.
Pamjet e ngjarjes tregojnë Trindade duke u përballur ballë për ballë me kafshën, duke tentuar të kapte brirët, por në një moment u ngrit në ajër me forcë dhe u përplas dhunshëm në murin e arenës. Publiku shpërtheu në ulërima, ndërsa i riu mbeti i shtrirë pa ndjenja.
Murió en Portugal el forcado Manuel Trindade de 22 años.
En su última pega fue golpeado contra las tablas y más tarde murió en el hospital pic.twitter.com/DyOlCeHtFV
— Alejandro Bulle Goyri (@abulleF1) August 25, 2025
Mjekët ndërhynë menjëherë dhe e dërguan në spitalin São José, ku u vendos në koma të induktuar. Por dëmtimet në kokë ishin tepër të rënda dhe ai ndërroi jetë brenda 24 orësh, më 23 gusht, pasi pësoi arrest kardiak.
Tragjedia u rëndua edhe më tej pasi, sipas mediave portugeze, një spektator 73-vjeçar, ortoped i njohur, humbi jetën gjatë ndeshjes nga një aneurizëm i aortës, ndërsa shihte përplasjen në tribunë.
Trindade ishte pjesë e grupit amator São Manços, një skuadër tradicionale e forcadove që këtë vit shënonte 60-vjetorin e themelimit. Ai ndiqte gjurmët e babait të tij, që gjithashtu kishte qenë forcado.
Organizatorët e eventit shprehën “ngushëllimet më të thella familjes dhe grupit të São Manços”, ndërsa pamjet tronditëse po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në një incident të veçantë në Spanjë, një burrë u përmbys dhunshëm disa herë nga një dem me brirë të ndezur me zjarr gjatë një festivali tradicional në Valencia, duke ringjallur edhe një herë debatet mbi praktikat e diskutueshme të korridave iberike.
Top Channel