
Cremonese po mendon për një goditje të madhe në merkato: Jamie Vardy.
Sulmuesi legjendar anglez, i lirë pas rënies nga Premier League me Leicester City, është bërë objektivi kryesor i skuadrës së trajnerit Davide Nicola.
Sipas mediave italiane, palët kanë zhvilluar kontaktet e para dhe 38-vjeçari po shqyrton mundësinë për një eksperiencë të re në Serie A.
Me mbi 200 gola të shënuar në karrierë, Vardy mbetet një emër me peshë dhe një lider i padiskutueshëm në fushë.
Cremonese, e cila debutoi me fitore të bujshme në San Siro kundër Milanit, synon ta forcojë repartin ofensiv dhe të realizojë një ëndërr që do të elektrizonte tifozët.
Në sezonin e fundit me Leicester, Vardy regjistroi 10 gola dhe 4 asiste, duke treguar se vazhdon të mbetet i rrezikshëm edhe në këtë fazë të karrierës.
Tani, mbetet të shihet nëse anglezi do të pranojë sfidën e re në Itali dhe të bëhet lideri i ri i Cremoneses.
Top Channel