
Ditën e sotme në Tiranë janë proceduar penalisht 3 persona pasi shqetësuan dhe kërcënonin vajza nëpërmjet telefonit.
Uniformat blu kanë bërë me dije se 3 shtetas janë nën procedim penal pasi shqetësuan dhe kanosën nëpërmjet celularit disa vajza.
Konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi K.T., 30 vjeç pasi kanosi një 28-vjeçare, shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare dhe shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur një 36-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel