
Për Vllazninë në futboll për femra, këtë të mërkurë nis sërish ëndrra për përsëritjen e suksesit historik të 3 viteve më parë, kur u kualifikua në 16 ekipet më të mira të Champions League.
Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën në “Loro Boriçi” në orën 19:00 përballë kampiones bjelloruse, Dinamo Minsk.
Skuadra ka bërë përforcime nga porta, duke afruar portieren e kombëtares së Paraguajit, deri në fazën e sulmit.
“Mendoj që çdo ditë niveli i ekipit po rritet, sepse ne vajzat po lidhemi më shumë në fushë. Kam luajtur në Amerikë dhe doja të fitoja më shumë eksperiencë, sidomos në Champions. Nuk kishte vend më të mirë sesa në Shkodër, vendin ku prindërit e mi janë rritur.”-shprehet Teresa Dede.
“Është një mundësi e mirë për karrierën time të luaj për Vllazninë. Po punojmë fort për Champions-in dhe jemi gati për ndeshjet. Do të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin që ka ekipi. Për veten, për klubin, por edhe për qytetin që ka pritshmëri të mëdha nga ne“-thotë futbollistja Cristina Cabanas.
Në suksesin e 3 viteve më parë, Vllaznia solli në Shkodër ekipe si Reali i Madridit, Paris Saint-Germain apo Chelsea.
Top Channel