Sezon fenomenal në DigitAlb/ “Big Brother”, sport, argëtim, filma premierë! Deri më 31 gusht, abonim me 40% ulje

26/08/2025 15:44

Sezoni televiziv 2025/2026 ka nisur si gjithmonë fenomenal në DigitAlb.

Nga sportet më prestigjioze të globit, tek programet në kanalet tematike dhe kombëtare të platformës televizive të të gjithë shqiptarëve.

“Pushimet nuk kanë mbaruar kështu që keni ende disa ditë që të përfitoni nga superoferta e sezonit  të ri televiziv që ka nisur në DigitAlb. Një sezon i mbushur plot me ngjarje të mëdha jo vetëm futbollistike, sportive dhe filmike, por edhe prodhimet më të mira shqiptare, që të gjithë ata shqiptarë që vizitojnë vendin mezi presin t’i kenë në shtëpitë e tyre. Kështu që ejani tek pikat fizike të DigitAlb, ose në faqen zyrtare DigitAlb.al”, u shpreh Ledion Liço.

Eventet sportive me prestigjioze edhe këtë sezonin nisin në DigitAlb, si Klubet mbretërore të: Premier League, FA CUP dhe Sky Championship.

Spektakli spanjoll dhe francez i La Ligës dhe Ligue 1, UEFA nations Leage, Europa League e Conference League, Eredivisie, Saudi Pro League, superligat Greke e Zvicerane, kupat e Gjermanisë, Francës, Hollandës.

Rrugëtimi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës drejt Botërorit 2026, bashkë me ato të përfaqësueseve Evropiane.

Shpejtësia e Formula 1, eventet më të mëdha të tenisit e volejbollit, përplasjet e UFC-së.

Argëtimi në DigitAlb është rezervuar edhe në 10 kanalet dedikuar kinemasë me filma premierë me titujt më të mirë të të gjitha kohërave, serialet më të ndjekura, dokumentarë të zgjedhur dhe programe edukuese  për vogëlushët. Në DigitAlb edhe kësaj herë do të ketë dy kanale dedikuar programit më të ndjekur të shqiptarëve Big Brother VIP, që edhe kësaj here nuk do t’i mungojë ekrani të madh Top Channel.  

Besoj se ajo që të gjithë presin në Top Channel dhe Digitalb është BigBrother që në këtë sezon do të nisë më herët se zakonisht, për këtë jemi entuziast, më pas rikthehen disa prej spektakleve më jetëgjatë si Portokallia, apo AG SHOË, dhe program i parë Primetime siç është Shqiptarët për Shqiptarët dhe si dhe shumë surpriza të tjera me argëtimin, informacionin apo i sfidave të vërteta siç është Piramida, që rikthehet me një sezon të ri këtë vit”, tha Liço.

E gjithë kjo ofertë e jashtëzakonshme televizive përcillet në kualitet maksimal në platformat tokësore, satelitore dhe ott përmes Aplikacionit DigitAlb për të gjithë shqiptarët kudo në botë

Tani është koha të përfitoni nga uljet deri në 40%  ne Paketat 12 Mujore, por ju duhet të nxitoni pasi kjo ofertë nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Deri në 31 gusht 40% ulje për abonimet premium, kështu që nuk keni shumë ditë dhe vazhdoni rezervoni abonimin tuaj, pasi radha është e gjatë”

Ju ftojmë të vizitoni pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose abonohuni online në  faqen zyrtare digitalb.al.

DigitAlb… me ty, në çdo kohë!

Top Channel