EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

26/08/2025 09:22

Në Borsh u arrestua pronari i një hoteli pasi akuzohet se kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e tij.

Emanuel Shkëmbi,  26 vjeç mësohet të jetë konfliktuar me një 21-vjeçare dhe nënën e saj 53-vjeçe dhe më pas i ka kanosur me pistoletë.

Ngjarja ndodhi të hënën në ambientet e hotelit, ndërsa një video e policisë tregon momentin kur pronari i ndjek nga pas dy punonjëset e tij duke i kanosur.

Nën hetim është vënë edhe babai i pronarit,  56-vjeçari, Alfred Shkëmbi. Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjëses 21 vjeçare. Për ngjarjen po hetohet edhe një 76-vjeçar që akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë pas konfliktit. Pistoletën e gjeti policia e të fshehur në një valixhe.

Policia thotë se ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm. Ndonëse rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta, hetimet për incidentin që ndodhi në një ditë kur Borshi vijon të jetë i mbushur me turistë dhe mjaft i frekuentuar, po vijojnë.

Top Channel