
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka rrëfyer së fundmi se gjatë kohës që ishte pjesë aktive e familjes mbretërore britanike, duhej të respektonte rregulla që i dukeshin të huaja dhe jo autentike, përfshirë detyrimin për të veshur geta të holla ngjyrë mishi.
Në një intervistë me gazetaren Emily Chang, Meghan tha se me këto rregulla nuk ndihej vetvetja. “Më duhej të vishja gjithmonë çorape ngjyrë mishi! Të jemi të sinqertë, kjo nuk ishte aspak në stilin tim. Nuk kisha parë çorape të tilla që nga filmat e viteve ’80”, u shpreh ajo.
Sipas Meghan, ky detaj tregon shumë për kufizimet që ndiente në atë periudhë.
“Kur do të vishesh siç dëshiron dhe të thuash të vërtetat e tua, dhe je në gjendje të shfaqesh në mënyrë të natyrshme dhe autentike, ndihesh rehat me lëkurën tënde”, shtoi ajo, duke treguar presionin që ndiente në familjen mbretërore.
Megjithatë, mediat britanike kanë vënë në dukje se gjatë kohës që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar, Meghan është fotografuar disa herë me këmbë pa çorape, duke vënë në pikëpyetje deklaratat e saj.
Kjo intervistë shihet nga shumë komentues si një tjetër “thumb” ndaj jetës së saj të mëparshme mbretërore, të cilën Meghan dhe Princi Harry e lanë kur u larguan nga detyrat mbretërore dhe u vendosën në Kaliforni.
Top Channel