Dimal Basha mori vota edhe nga AAK, Daut Haradinaj: Votova për Kryetarin e Kuvendit, ky është realiteti politik në Kosovë
26/08/2025 12:21
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit duke thënë se votën ia ka dhënë deputetit të LV.
“Ne kemi pasur një votim të lirë si grup parlamentar. Unë personalisht jam kam dhënë votën. I pyeta se a e keni seriozisht që ky është kandidati më i preferuar i VV-së thanë po, dhe kështu vepruam e votuam.
Tanni sfida e radhës do të jenë zgjedhja e nënkryetarëve”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se ky është realiteti i Kosovës.
Top Channel