
Kim Kardashian është kritikuar ashpër për mënyrën se si është veshur vajza e saj 12-vjeçare, North West, gjatë një udhëtimi të fundit në Romë.
Sipas disa komenteve në rrjetet sociale, pamja e saj u konsiderua “e papërshtatshme” për moshën e saj.
North u pa duke ecur përkrah nënës së saj, e veshur me një minifund dhe korse, ndërsa flokët e saj ishin ngjyrosur blu dhe jeshile. Personazhi televiziv zgjodhi një fustan të gjatë të zi saten me dantellë dhe një dekolte të thellë.
Zgjedhja e veshjeve të vajzës së Kardashian shkaktoi reagime, me shumë fansa të saj që e kritikuan. Në X (ish Twitter), dikush shkroi: “Cila 12-vjeçare vesh korse??? Kim me të vërtetë nuk di si të jetë një nënë e përgjegjshme.” Një tjetër komentoi: “Pse e bëjnë të duket kaq e vjetër?” dhe një i tretë tha: “North është 12 vjeç, është çmenduri për mua ajo që shoh.”
Kim Kardashian slammed for letting North West, 12, wear corset on family vacation: ‘So inappropriate’ https://t.co/5fNogqr2pa pic.twitter.com/uS3564Hk35
— Page Six (@PageSix) August 25, 2025
Reagimet vazhduan në Reddit, me një person që tha: “North vesh rroba të tilla femërore vetëm kur është me Kim-in. Zakonisht vesh rroba plus-size.” Një tjetër komentoi: “E kuptoj që është adoleshente, por kjo nuk është e drejtë.” Sa i përket faktit që vajza e personalitetit televiziv përvetësoi pamjen që do të kishte një vajzë më e madhe, dikush tjetër theksoi “ajo nuk pati kurrë mundësinë të ishte fëmijë”, ndërsa për Kardashian, u vu re se “ajo duhet të jetë nëna, jo shoqja”.
Kim Kardashian dhe Kanye West u takuan në vitin 2012 dhe shpejt u bënë një nga çiftet më të përfolura. Ata u martuan në vitin 2014 në Itali dhe patën katër fëmijë së bashku: North, Sade, Chicago dhe Salma. Ata paraqitën kërkesë për divorc në vitin 2021.
Top Channel