Foto Ilustruese

Një shtetas italian është arrestuar në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi iniciale G.L., 38-vjeç, tentoi të trafikonte nga Italia për në Shqipëri një automjet që rezulton se është vjedhur para 1 muaji.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar.

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian.

Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Top Channel