Spektakël në St. James’ Park! 5 gola dhe fitore historike e Liverpool kundër Newcastle, tre pikët për kampionët e Anglisë vijnë nga një 16-vjeçar

25/08/2025 23:06

Një ndeshje e çmendur u luajt në St. James’ Park, ku Liverpool mposhti Newcastle United me rezultatin dramatik 3-2, në një sfidë që dhuroi emocione deri në minutën e fundit.

Skuadra e Arne Slot zhbllokoi rezultatin me anë të Ryan Gravenberch (35’) dhe Hugo Ekitike (46’) por Newcastle reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke u rikthyer në lojë me Bruno Guimaraes (57’).

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit W. Osula barazoi në minutën e 88’, duke rihapur takimin, përpara se historia të shkruhej në minutën e 100-të.

Heroi i mbrëmjes ishte 16-vjeçari Nyuma Ngumoha, i cili realizoi golin e parë në karrierë me skuadrën e parë të Liverpool, duke i dhënë “The Reds” një fitore të pabesueshme në limit.

Një debutim ëndrrash për adoleshentin, i cili me një goditje të saktë vulosi një nga fitoret më dramatike të viteve të fundit për klubin nga “Anfield”.

 

Top Channel