Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat përreth, pranga 63-vjeçarit në Dimal

25/08/2025 09:56
Foto Ilustruese

Një 63-vjeçar është arrestuar në Diaml për zjarrvënie.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale K.B., banues në fshatin Poshnje, ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët dogjën disa bimë dhe rrezikuan banesat përreth.

Njoftimi:

Dimal/Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Poliçan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin P. D., 64 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Poliçan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel