Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan videon e radhës: Aksioni s’do të ndalet deri në eliminimin e fenomenit! ‘Symbyllurit’…

25/08/2025 13:15

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni.

Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë

Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.

Top Channel