
25/08 15:33
15 persona janë vrarë, mes tyre edhe gazetarë, pas një sulmi ajror izraelit në një spital në jug të Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Në një deklaratë në mediat sociale, ministria e drejtuar nga Hamasi tha se kishte pasur dy sulme.
Sipas ministrisë, Izraeli kishte në shënjestër katin e katërt të Spitalit Nasser. Po ashtu raportohet për të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë.
Përveç ofensivës në Gazë, Izraeli ka nisur sulme ajrore në Jemen, ku u raportua për disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Top Channel