
Sikur të mos mjaftonte dëshpërimi për humbjen, për kapitenin e Werder Bremenit, Marco Friedl gjërat komplikohern edhe më tepër gjatë intervistës që duhet të jepte në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Eintraht Frankfort-Werder Bremen që u mbyll me shifrat 4-1.
E ftuar nga gazetarja e Sky Sport, ai u ngatërrua me lojtarët e Frankfurtit, nga gazetarja e cila duke njohur me sa duket vetëm stemat e klubeve dhe uniformat ju drejtua atij me një pyetje të gëzueshme për fitoren 4-1, ndërkohë që Marco Friedl, lojtarë i Bremenit kishte humbur 4-1. Lojtari ishte paraqitur aty me fanellën e kundërshtarit që e kishte ndërruar pas ndeshjes.
Gazetarja: Kam këtu Marco Friedl. Përshëndetje, ju fituat sot 4-1 ndaj Werder Bremenit, a e kishit pritur këtë rezultat?
Marco Friedl: Unë jam futbollist i Werder Bremen, shkëmbeva fanellën pas ndeshjes.
Kaq dialog ka mjaftuar për të zbuluar nivelin e gazetares dhe padyshim për ta bërë këtë intervistë qesharake shumë të njohur në të gjitha rrjetet sociale.
Werder Bremen captain Marco Friedl swapped shirts with Frankfurt keeper Michael Zetter after his side lost 1-4.
Sky Sports journalist then asks him if he’s happy with the win.
Marco Friedl: “I’m a Werder Bremen player in case you don’t know.”pic.twitter.com/kMPW6dCbJV
— Troll Football (@TrollFootball) August 23, 2025
Top Channel