Tentoi të kalonte kufirin me çantën e mbushur me kanabis, arrestohet i riu në Morinë

24/08/2025 12:58

Një i ri është arrestuar në pikën kufitare të Morinës

Shtetasit me iniciale E.A., 22 vjeç, iu gjetën të fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike të fshehur në çantë, vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohet lënda e dyshuar narkotike, kanabis.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. A.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel