Po kujdesej për 116 bimë narkotike të kultivuara, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në Kurbin

24/08/2025 12:14

Vijon operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin.

Gjatë kontrollit të zhvilluar në fshatin Laç, shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për 116 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel