Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, mesazhi prekës i gazetarit Virgjil Kule: E zotëronte ekranin më një butësi dominuese, dorëzohej pa kushte çdo banalitet politik

24/08/2025 13:00

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e së shtunës, pas një arresti kardiak, ndërkohë që ndodhej për pushime me familjen e tij në Sarandë.

Ish-kolegu i tij dhe gazetari i njohur, Virgjil Kule iu bashkua homazheve, teksa me anë të një statusi në rrjetet sociale e kujton Zhejin si një elitar në veprimtarinë gazetareske, i cili krijonte një atmosferë të mirëfilltë intelektuale.

“RIP Zheji! Unik në stil, i thellë në përmbajtje. Askush nuk e konkurronte frazeologjinë figurative të Zhejit. Nuk harrohet termi ‘ndërkallje’, një nga purizmat e tij të goditura që pasuronin gjuhën shqipe. Moderimet e tij krijonin një atmosferë të mirëfilltë intelektuale.

E zotëronte ekranin më një butësi dominuese para së cilës dorëzohej pa kushte çdo banalitet politik. Zheji ishte elitar në gjithë veprimtarinë e tij gazetareske. Sa pak të tillë kemi!”, shkruan Kule.

Top Channel