E rëndë në Sarandë! 15-vjeçari i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime
24/08/2025 22:30
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një djalë i mitur, vetëm 15 vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesën e të afërmve të tij.
I mituri kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve.
Trupi i tij është transportuar në morgun e Sarandës.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Top Channel