Donnarumma zgjedh ekipin e ri/ Kapiteni i Italisë kërkon kalimin në Premier League, marrëveshja do të arrihet vetëm nëse…

24/08/2025 09:58

Portieri italian Gigio Donnarumma ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester City, duke shprehur dëshirën për t’u bashkuar me trajnerin Pep Guardiola.

Sipas burimeve, negociatat mes Manchester City dhe PSG për transferimin e portierit janë ende në zhvillim e sipër, me një shumë që pritet të jetë nën kërkesën fillestare prej 50 milionë eurosh.

Megjithatë, realizimi i marrëveshjes varet nga largimi i Éderson këtë verë, pasi braziliani po shihet si objektiv i Galatasaray, që mbetet ende i interesuar për shërbimet e tij.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Donnarumma mund të bëhet një nga përforcimet kyçe të Manchester City për sezonin e ardhshëm, duke ofruar konkurrencë të fortë në portë dhe duke përforcuar strategjinë e Pep Guardiolës.

Top Channel