Një banesë e vjetër ka marrë flakë në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.

Zjarri dyshohet se ka nisur nga një magazinë për shkak të një bombole gazi, ndërsa mësohet se banesa ka qenë e pabanueshme.

Flakët rrezikun banesat ngjitur, raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjan e flakëve.

Top Channel