
Ditë vendimtare për Milanin, pasi sulmuesi nigerian Victor Boniface është kthyer në Gjermani pa nënshkruar me Rossonerët.
Si pasojë, stafi drejtues i Milanit po vlerëson alternativat e tjera për të forcuar sulmin. Emri më i përfolur tani është Conrad Harder, sulmuesi danez i Sporting Lisbon, i cili u diskutua edhe në takimin e mëngjesit në Casa Milan mes trajnerit Massimiliano Allegri dhe drejtuesve të klubit.
Boniface, i cili kishte kaluar vizitat mjekësore në Itali, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nga klubi dhe është rikthyer në Gjermani për të pritur përgjigjen e Milanit. Marrëveshja ekzistuese me Leverkusen parashikonte një huazim prej 5 milionë eurosh dhe opsion blerjeje në 29 milionë, por pa një marrëveshje të favorshme, transferimi duket i vështirë.
Përveç Harder, kuqezinjtë po ndjekin edhe Tolu Arokodare të Genk dhe Breel-Donaldo Embolo të Monacos, ndërsa opsionet për Artem Dovbyk dhe Dusan Vlahovic duket se përballen me pengesa të mëdha financiare.
AC Milan përgatitet për një zgjedhje të vështirë në sulm, ndërsa Boniface mbetet larg dhe marrëveshja duket se ka dështuar për momentin.
Top Channel