Aplikimi për skemën e Investimeve! Nis regjistrimi i fermerëve në Lushnjë, interesi më i lartë për mjete pune

24/08/2025 15:21

Në Lushnjë, kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, e cila do të jetë e hapur për një periudhë dy mujore, Fermerët kanë mundësi të përfitojnë nga subvencionet për zhvillimin e aktiviteteve të tyre bujqësore.

Sipas specialistëve, interesi më i madh deri tani është treguar nga fermerët që synojnë të investojnë në mjete pune të përshtatshme me teknologjitë bashkëkohore. Kjo pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e produktivitetit dhe modernizimin e fermave në zonë.

Fermerët janë të interesuar veçanërisht për pajisje bujqësore moderne, si traktorë të rinj, sisteme ujitjeje, dhe mjete të tjera të mekanizuara që u përgjigjen nevojave të kohës. Kjo skemë është një mundësi reale për ta”, shprehet Kadri Gaxho, specialist në AREB Lushnje.

Për fermerët gjithashtu është e rëndësishme plotësimi saktë i dokumentacionit të nevojshëm për aplikim. Ata janë të interesuar për të gjitha skemat dhe mund të aplikojnë ku të duan.

Duhet theksuar se fermerët duhet të paraqesin NIPT-in, ekstraktin e QKR-së, një plan investimi dhe dokumente të tjera mbështetëse sipas specifikimeve të skemës për tu bërë pjesë e saj.

Top Channel