Aksidenti tragjik u merr jetën dy motrave në Sarandë! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, një tjetër vajzë e plagosur

24/08/2025 22:57

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e kësaj të diele.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër. Antonela Zhupa 24 vjece rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Top Channel