
Myrto Uzuni duket se po kalon një formë tepër mbresëlënëse në SHBA, i cili u kthye sërish në protagonist për skuadrën e tij Austin FC në Major League Soccer.
Në sfidën e fundit kundër Montreal, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi një herë rrjetën, teksa regjistroi dhe një asist.
Në minutën e 40’, 30-vjeçari gjeti mjaft mirë një krosim në zonë, duke goditur me kokë dhe duke rikthyer baraspeshën.
Gjithsesi, skuadra vendase shënoi dy herë të tjera. Në minutën e 77’, Uzuni gjeti mjaft mirë shokun e skuadrës Wolff, i cili nuk gaboi përballë portierit, duke u munduar të rihapte takimin, por që në fund tre pikët shkuan për Montreal.
Ky është goli i katërt për Uzunin në MLS këtë sezon, teksa skuadra e tij ndodhet në vendin e 9-të në Konferencën e Perëndimit, e cila rrezikon kualifikimin në “Play Off”.
Top Channel