Vrau gruan në Greqi dhe u arratis, arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking
23/08/2025 15:51
Arrestohet 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Volos të Greqisë dhe u arratis.
Pandeli Nakoleci u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ai i mori jetën gruas së tij. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking.
Ai u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij, Marjola Nakoleci, 36-vjeç.
Të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.
Top Channel