Vjehrri dhe dy djemtë ‘bëjnë për spital’ dhëndrin në Malësinë e Madhe, pëson dëmtime në kokë dhe trup

23/08/2025 11:50

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe pasi kanë dhunuar dhëndrin e familjes.

Pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.

U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel