U kap me kokainë nga policia/ Vajza e Eli Farës lihet në arrest shtëpie
23/08/2025 12:41
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për modelen Marina Fara.
Kjo e fundit u arrestua nga policia dy ditë më parë pasi gjatë kontrollit të mjetit të saj ju gjet një sasi kokaine.
Lënda narkotike u gjet në portofolin e modeles, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
Ndërkohë që ajo ka deklaruar se kokaina ishte për përdorim personal.
Top Channel